Tronditën Amerikën pas vrasjes së prindërve, Gjykata gati të lirojë nga burgimi i përjetshëm vëllezërit Menendez

Tronditën Amerikën pas vrasjes së prindërve, Gjykata gati të lirojë nga burgimi i përjetshëm vëllezërit Menendez

Pas më shumë se tre dekadash burg, vëllezërit Lyle dhe Erik Menendez mund të kenë së shpejti një mundësi për liri me kusht. Gjykatësi Michael Jesic i Van Nuys, në Los Angeles, vendosi se dy vëllezërit, të dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit për vrasjen e prindërve të tyre në vitin 1989, kanë të drejtë të përfitojnë nga një rishikim i dënimit. Vendimi historik u mor në bazë të një ligji të Kalifornisë të miratuar në vitin 2018, i cili parashikon mundësinë e rishikimit të dënimeve për të dënuarit që kanë kryer krime të rënda përpara moshës 26-vjeçare. Në kohën kur ndodhi ngjarja tragjike, Lyle ishte 21 vjeç dhe Erik vetëm 18. Një vendim që mund të hapë dyert e burgut pas...