Trondit Berisha: Gjatë kontrollit tek Ilir Proda kanë gjetur snajper

Trondit Berisha: Gjatë kontrollit tek Ilir Proda kanë gjetur snajper

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer te çështja e drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, gjatë një takimi me simpatizantët e PD-së. Duke komentuar masën e sigurisë të vendosur ndaj Hysenit në kuadër të hetimeve, Berisha e akuzoi atë për lidhje me grupe kriminale. Sipas kreut të PD-së, drejtuesja e SHISH u ka vënë në dispozicion eksponentëve kriminalë pajisje për regjistrime, filmime dhe survejim, të blera me fonde publike. “Del se kreu i SHISH, që ka detyrë më kryesore sigurinë kombëtare, sigurinë e gjithanshme, është një ushtare e shpifur e krimit të organizuar. I jepte bandave dhe krimit të gjitha mjetet që bliheshin me taksat tuaja të regjistrimeve, të filmimeve, të survejimeve”, deklaroi Berisha. Në fjalën e tij, kreu i PD-së komentoi...