Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trofeu “Skënderbeu 2025” ndez motorët në Krujë – Gara “Hill Climb” mbledh pilotë nga rajoni
Kruja mirëpriti këtë fundjavë edicionin e radhës të garës malore të shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, një aktivitet sportiv që tashmë është pjesë e kalendarit zyrtar të FIA – Central European Zone dhe mbart emrin “Trofeu Skënderbeu”. Ngjarja sportive solli në Shqipëri garues nga disa vende të rajonit, përfshirë Hungarinë, Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe natyrisht Shqipërinë, të cilët konkurruan në një itinerar të vështirë dhe spektakolar përgjatë rrugës malore që ngjitet drejt qytetit historik të Krujës. Përveç adrenalinës së lartë dhe rivalitetit sportiv, gara u shoqërua me atmosferë festive dhe një mikpritje të ngrohtë nga banorët vendas. Aktiviteti...