Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, Igli Bimaj. Ngjarja u regjistrua ditën e hënë, kur në automjetin e zyrtarit vendor u vendos një sasi e dyshuar tritoli, duke vënë në lëvizje strukturat hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shkëlqim Malaj dhe Ervin Skorovoti janë autorët e kësaj ngjarjeje. Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera për këtë ngjarje, janë shoqëruar 4 persona, shkruan A2. Nga këta, dy mësohet se janë arrestuar, ndërsa po vijojnë verifikimet për të zbardhur përfshirjen e secilit prej tyre në ngjarjen kriminale. Burimet bëjnë me dije se personat e ndaluar dhe të arrestuar dyshohet se janë nga Tirana....
Burimi:
javanews.al