No Image Available

Tritoli ndaj punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohen edhe dy persona

Dy persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me shpërthimin me tritol të automjetit në pronësi të Alba Duhanxhiut, punonjëse e Bashkisë së Elbasanit. Ngjarja u regjistrua më 5 nëntor, në lagjen “28 Nëntori”. Në pranga kanë rënë një 24-vjeçar, i dyshuar si bashkautor në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse, si dhe një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka transportuar eksplozivin me automjetin e përdorur në ngjarje. Sipas Policisë, 24-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me një 17-vjeçar, i cili ishte ndaluar më herët. Ndërkohë, automjeti që dyshohet se është përdorur për transportimin e lëndës plasëse ishte siguruar nga një person tjetër, i arrestuar menjëherë pas shpërthimit. Njoftimi i policisë:  Vijon operacioni policor i koduar “Porosia”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve...