Tritan Shehu: Siguria kombëtare është ‘shtrirë për tokë’, e shkelur nga krimi e Vuçiç

Tritan Shehu: Siguria kombëtare është ‘shtrirë për tokë’, e shkelur nga krimi e Vuçiç

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në Kuvend lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare, duke ngritur akuza për përfshirjen e krimit dhe agjenturave në zhvillimet që, sipas tij, prekin interesat e Shqipërisë dhe të partnerëve ndërkombëtarë. ‘Siguria kombëtare është ‘shtrirë për tokë’, e shkelur nga krimi e Vuçiç’, u shpreh Shehu. Ai tha se janë prekur interesat kombëtare të Shqipërisë, si edhe ato të NATO-s dhe partnerëve të vendit. ‘Loja’ duket të jetë e gjerë. Krimi dhe agjenturat janë shumë afër njëra-tjetrës’, deklaroi deputeti i PD. Sipas Shehut, thelbi i çështjes nuk lidhet vetëm me lidhjet me krimin apo me atë që ai i cilësoi si histori ‘rozë’.  ‘Ky është thelbi, jo thjesht lidhjet me krimin, as historitë ‘rozë’. Ka një histori të...