Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se procesi i votimit në zgjedhjet e 11 majit është manipuluar tërrësisht. Në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Shehu u shpreh se procesi është deformuar në shumë hallka duke filluar që në fillimet dhe zhvillimin e procesit zgjedhor “Procesi i zgjedhjeve është manipuluar në tërësinë e tij, në thelbin e tij, në drejtime të ndryshme me taktika të ndryshme, duke filluar që tek presionet mbi administratën, që tek keqpërdorimi i pushtetit, shpërndarja e parave, grupet kriminale, terrorizimi i njerëzve dhe shumë elementë të tillë, për të shkuar pastaj tek asjo që ndodhi me emigrantët, duke marrë Greqinë, ku qartësisht ka një megamanipulim, megadeformim të procesit të zgjedhjeve duke bërë që zarfet të shkojnë të grumbullohen...