Tri dekada pas luftërave: Si trajtohen veteranët në Kosovë e si në rajon?

Tri dekada pas luftërave: Si trajtohen veteranët në Kosovë e si në rajon?

Foto ilustruese PRISHTINË- Përfaqësuesit e 47 mijë veteranëve të regjistruar të luftës në Kosovë ankohen për trajtim të padinjitetshëm nga institucionet shtetërore. Nga shuma e pensionit mujor e deri te kujdesi shëndetësor e psikologjik, ata ndihen të lënë pas dore nga shteti për të cilin luftuan për ta çliruar. Përtej kufirit, veteranët në rajon kanë dukshëm më shumë beneficione. Në moshën 23-vjeçare, Xhevdet Thaqi kishte lënë rehatinë e jetës që kishte ndërtuar në Zvicër më 1998 dhe ishte kthyer në vendlindjen e tij në rajonin e Hasit, në verilindje të Kosovës. Për 14 muaj rresht, deri në fund të luftës, ai ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke u angazhuar përgjatë kufirit me Shqipërinë. Tani, 26 vjet më vonë, ai i përfaqëson veteranët e...