Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
‘Treni bullgar’ mbeti në stacionin e Pekishtit, Berisha: Ja provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS (Video)
👁3254
Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur materiale zgjedhore dhe shuma të konsiderueshme parash, sipas tij për të blerë votat. Sipas Berishës, informacioni i është përcjellë mbrëmjen e djeshme deputetit të ardhshëm të Elbasanit, Blendi Himçi, i cili sot në mëngjes ka shkuar në ambientet e lokalit dhe ka gjetur aty fletë votimi, lista votuesish dhe materiale të tjera zgjedhore, në një vend të dyshuar si pjesë e asaj që Berisha e quajti “treni bullgar”. Berisha thekson se Dervish Beqiri është vëzhgues i PS,...