Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Tregu ka shenja ftohjeje”/ Agjenti imobiliar më në fund e pranon nisjen e flluskës në Tiranë
Armand Shkëmbi TIRANË- Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi është një nga shumë kolegët e tij që po deklaron se tregu i ndërtimeve dhe shit-blerjes së apartamenteve në Shqipëri po "ftohet". Që do të thotë se çmimet kanë nisur që të bien. Në një deklaratë që ai ka bërë në rrjetet sociale, ka shpjeguar edhe arsyet përse. Sipas Shkëmbit, problemi në Shqipëri nis me ndërtimet në gropë dhe faktin që ndërtuesit nuk përdorin kapitalin e tyre por paratë e "porosive" për apartamente. Por këto godina jo gjithmonë ndërtohen, gjë që shton rrezikun për humbjen e parave, dhe flasim për qindra mijëra euro....