No Image Available

Tre vite nga sulmi i 7 Tetorit në Izrael, Rama: Jetët e të rinjve u vodhën nga errësira e urrejtjes

Tre vite pas sulmit të 7 Tetorit në Izrael, kryeministri Edi Rama ka kujtuar viktimat dhe familjet e prekura nga ngjarja, duke e cilësuar atë ditë si një tragjedi që vazhdon të rëndojë mbi të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave. Më 7 tetor 2023, sulmi i Hamasit në Izrael shkaktoi rreth 1,200 viktima dhe 251 persona u morën peng, sipas të dhënave izraelite. Përvjetori i sulmit po përkujtohet sot në Izrael. Në mesazhin e tij, Rama u ndal veçanërisht te viktimat e festivalit “Nova”, ku ishin mbledhur të rinj nga vende të ndryshme për të festuar. “Më herët këtë vit, qëndrova në Nova. Ka vende ku heshtja flet më shumë se fjalët, dhe Nova është një prej tyre. Të rinj nga shumë kombe ishin mbledhur...