Tre të vdekur dhe shtatë të plagosur pas sulmint ukrainas në Kursk, dëmtohet nënstacioni i energjisë

Tre të vdekur dhe shtatë të plagosur pas sulmint ukrainas në Kursk, dëmtohet nënstacioni i energjisë

Forcat ukrainase shënjestruan civilët në sulmin e tyre në Kursk, duke vrarë tre persona dhe plagosur shtatë të tjerë, njoftoi sot guvernatori i rajonit rus. Zyrtari njoftoi gjithashtu  se forcat e Kievit sulmuan një nënstacion energjie  në rajon. Në të njëjtën kohë, njësitë ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 105 dronë ukrainas gjatë natës, raportoi agjencia e lajmeve RIA, duke cituar të dhëna nga Ministria Ruse e Mbrojtjes. “Ne vazhdojmë të operojmë në zonë” Forcat e armatosura ukrainase njoftuan sot se kanë kryer operacione luftarake në rajonin rus gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht pretendimeve të Moskës se kanë zmbrapsur pushtimin ukrainas të rajonit. Në njoftimin e tyre të përditshëm në Telegram, forcat ukrainase raportojnë se kanë zmbrapsur sulmet ruse në Kursk. Energjia elektrike nuk është rikthyer ende në Rylsk, një qytet...