Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tre të panjohurat pas sulmit amerikan ndaj Iranit
Përtej dyshimeve mbi bazën ligjore të bombardimeve ndaj Iranit, shoh rreziqe për Amerikën dhe botën që lidhen me tre të panjohura themelore. Pasiguria e parë ka të bëjë me mënyrën sesi Irani do të kundërpërgjigjet ndaj Shteteve të Bashkuara. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar më herët se, “Dëmi që do të pësojë SHBA-të do të jetë patjetër i parikuperueshëm nëse ajo përfshihet ushtarakisht në këtë konflikt”. Irani ka shumë mundësi në dispozicion, përfshirë sulme ndaj bazave amerikane në Irak, Bahrein dhe rajone të tjera. Mund të ndërmarrë edhe sulme kibernetike, të godasë ambasadat amerikane apo të mbështesë sulme...