Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tre komuna arbëreshe në Puglia shpallen zona të mbrojtura kulturore, Balla: Shembull i ruajtjes së gjuhës dhe traditave tona kombëtare
Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, mori pjesë në Festivalin “Vëllazëria”, që u zhvillua në rajonin e Puglias në Itali. Festivali u hap zyrtarisht në prani të ministrit dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore italiane, duke theksuar rolin e kulturës arbëreshe si urë lidhëse mes dy popujve. Në këtë aktivitet, tre komunat arbëreshe – Casalvecchio, Chieuti dhe San Marzano di San Giuseppe – u shpallën zyrtarisht zona të mbrojtura kulturore të Puglias, në një akt simbolik që thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të komuniteteve arbëreshe. Ministri Balla vlerësoi rolin e arbëreshëve si...