Tre dekada nga vrasja e reperit Tupac Shakur, Gjykata shpall fajtor ish-kreun e bandës, dënimi që e pret!

Tre dekada nga vrasja e reperit Tupac Shakur, Gjykata shpall fajtor ish-kreun e bandës, dënimi që e pret!

Ish-drejtuesi i një bande kriminale, Duane “Keffe D” Davis, është shpallur fajtor për vrasjen e reperit të njohur amerikan Tupac Shakur, duke shënuar dënimin e parë në një prej dosjeve më të bujshme të pazbardhura në historinë e Shteteve të Bashkuara. Juria në Las Vegas e shpalli Davis fajtor për një akuzë për vrasje me armë vdekjeprurëse, lidhur me vrasjen e Tupac Shakur më 7 shtator 1996. Vendimi i jep fund një hetimi që për afro tre dekada ka ushqyer teori të shumta konspirative dhe ka mbajtur të gjallë një prej mistereve më të mëdha të muzikës hip-hop. 63-vjeçari Davis, i veshur me një kostum të zi, qëndroi i qetë në sallën e gjyqit gjatë leximit të vendimit. Menjëherë pas vendimit, ai deklaroi se do...