Trazirat dhe kaosi në Francë, Macron urdhëron masa të reja: Protestat jashtë sindikatave do të ndalohen!
Franca do të ndalojë gjatë ditëve në vijim, veçanërisht të shtunën, demonstratat që nuk organizohen nga sindikatat, pas trazirave të fundit në vend. Lajmi u bë i ditur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë. Macron deklaroi se prefektët do të ndalojnë kërkesat për organizimin e protestave që paraqiten nga grupe pa legjitimitet për të thirrur tubime të tilla. Ndërkohë, kërkesat e paraqitura nga sindikatat do të shqyrtohen nga autoritetet, të cilat mund të propozojnë itinerare alternative për zhvillimin e demonstratave. Sipas presidentit francez, kur protestat nuk organizohen nga sindikatat, autoritetet do të ndërhyjnë për t’i ndaluar ato, aty ku është e mundur, me synimin për të rikthyer qetësinë dhe për të mbrojtur bizneset dhe ndërtesat publike. Kreu i shtetit...
Burimi:
javanews.al