Trazira në showbiz-in turk, aktorja e njohur merret në pyetje për hetimin e drogës
Showbiz E Martë, 22 Shtator 2026 21:49 Aktorja e njohur turke, Afra Saraçoğlu është shoqëruar nga forcat e xhandarmërisë në aeroportin e Stambollit, menjëherë pas kthimit të saj nga Franca. Ndalimi i saj u bë në kuadër të një hetimi të gjerë të nisur nga Kryeprokuroria e Stambollit për përdorim, lehtësim dhe sigurim të lëndëve narkotike, ku janë përfshirë disa persona të njohur të ekranit dhe artit në Turqi. Përgjatë këtij hetimi janë shoqëruar gjithsej 15 persona. Mes tyre, emra të njohur si aktorët Aras Bulut İynemli e Melis Sezen, si dhe reperi Sefo, u liruan pas marrjes së mostrave biologjike në Mjekësinë Ligjore.
Burimi:
kohajone.com