Trashëgimia e Arshi Pipës ruhet në Muzeun Historik të Shkodrës

Trashëgimia e Arshi Pipës ruhet në Muzeun Historik të Shkodrës

Një vit përpara se të ndërronte jetë, më 1996-ën, studiuesi, filozofi dhe disidenti i njohur Arshi Pipa i dhuroi Shkodrës një nga pasuritë më të çmuara të jetës së tij: bibliotekën personale.Sot ajo ruhet në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës si një thesar me vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe shkencore.Fondi ndahet në dy degë kryesore: Albanologji dhe Filozofi, ndërsa përfshin edhe koleksione të plota të revistave më të njohura shqiptare të kohës. “Ka shumë vepra që janë vetëm në gjuhë të huaj, sidomos në aspektin e filozofisë, që nuk janë përkthyer ende në gjuhën shqipe. Gjithë pasuria e librave...