“Transition”, dokumentari që përfundon projektin e lënë përgjysmë nga regjisori Thomas Heise

“Transition”, dokumentari që përfundon projektin e lënë përgjysmë nga regjisori Thomas Heise

Një projekt filmik i mbetur i papërfunduar pas vdekjes së regjisorit gjerman Thomas Heise është rikthyer në jetë përmes dokumentarit “Transition – A Film for Thomas Heise”, një vepër që ndërthur homazhin artistik me reflektimin biografik mbi jetën dhe krijimtarinë e një prej emrave të rëndësishëm të dokumentarit bashkëkohor gjerman. Heise ndërroi jetë më 29 maj 2024, në kohën kur po punonte për këtë projekt. Para vdekjes, ai kishte kërkuar nga bashkëpunëtori i tij shumëvjeçar, Peter Badel, dhe producenti Heino Deckert që ta përfundonin filmin. Badel më pas ftoi Chris Wrightin, i cili kishte punuar si montazhier në filmin e fundit të Heise, për ta bashkëdrejtuar veprën. Dokumentari, me regji të Peter Badelit dhe Chris Wrightit, u shfaq për herë të parë në Festivalin e...