Piktura e humbur për 160 vjet gjendet rastësisht në një dyqan bamirësie, mund të shitet deri në 20 mijë paund

Piktura e humbur për 160 vjet gjendet rastësisht në një dyqan bamirësie, mund të shitet deri në 20 mijë paund

Një pikturë e shekullit XIX, e blerë për vetëm 20 paund në një dyqan bamirësie në Maidenhead të Anglisë, është zbuluar se është një vepër e humbur prej 160 vjetësh e artistit ruso-zviceran Nicholas Chevalier. Piktura në vaj, e titulluar “Cape Schanck, Victoria”, daton nga viti 1862 dhe paraqet vijën e thyer e shkëmbore të bregdetit në skajin jugor të gadishullit Mornington, në Australi, rreth 96 kilometra larg Melburnit. Vepra ra në sy fillimisht të një blerësi që e pëlqeu peizazhin, pa e ditur identitetin e artistit apo vlerën e tij. Më pas, piktura iu prezantua Adrian Biddellit nga shtëpia e ankandeve Olympia Auctions në Londër, i cili arriti të konfirmonte autorësinë e saj. Zbulimi ka rëndësi të veçantë për historinë e artit, pasi piktura...