Biblioteka Apostolike e Vatikanit hap dyert për publikun, një mundësi e rrallë për të vizituar thesarin e saj historik
Një nga bibliotekat më të vjetra dhe më të pasura në botë, Biblioteka Apostolike e Vatikanit, do të jetë e hapur për publikun për një periudhë të kufizuar, përmes një ekspozite të veçantë. E themeluar zyrtarisht në vitin 1475 nga Papa Sisto IV, biblioteka ruan një trashëgimi të jashtëzakonshme që përfshin mbi 2.500 vjet histori njerëzore. Fondi i saj përmban rreth 180 mijë dorëshkrime, dokumente arkivore, libra, medalje, monedha, vizatime dhe fotografi, mes tyre edhe i famshmi Codex Vaticanus. Një prej hapësirave më mbresëlënëse është Saloni Sistin, një sallë monumentale rreth 70 metra e gjatë, e ndërtuar me urdhër të Papa Sisto V mes viteve 1587 dhe 1589. Muret dhe tavanet e saj janë të mbuluara me afreske të realizuara nga artistë të njohur të...
Burimi:
kultplus.com