U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri
Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, ka reaguar ditën e sotme pas shkarkimit të saj nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Beqiri shkruan: Në gusht të vitit 2015 m’u besua një përgjegjësi e veçantë: kujdesi, mirërritja dhe edukimi i fëmijëve të Tiranës. Sot, pas më shumë se njëmbëdhjetë vitesh, e mbyll këtë kapitull me mirënjohje, krenari për punën e bërë dhe respekt për të gjithë bashkëpuntorët me të cilët e ndava këtë rrugëtim. Drejtimi i një institucioni publik është, para së gjithash, përgjegjësi ndaj qytetarëve, besimi i të cilëve fitohet me punë, korrektësi, transparencë dhe ndershmëri. Gjatë këtyre viteve, me angazhim, përgjegjësi e profesionalizëm, kam punuar fort për të transformuar kulturën institucionale...
Burimi:
kohajone.com