Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë

Vrasja e Selami Hasanit në Fier ka vënë në lëvizje policinë, e cila ka ndërmarrë kontrolle të shtuara në disa qytete, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Pas atentatit me armë zjarri, ku mbeti i vrarë Hasani dhe u plagos vëllai i tij, forcat e policisë kanë ngritur pika kontrolli në Lushnjë dhe Vlorë. Në Lushnjë, kontrollet janë përqendruar në zonën e autostradës, por edhe në disa pika të tjera, ku efektivët po ndalojnë automjete për verifikime. Ndërkohë, edhe Policia e Vlorës ka ngritur postblloqe në hyrje të qytetit. Efektivët po ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks, duke verifikuar personat që hyjnë në qytet. Masat janë ndërmarrë pas ngjarjes së rëndë kriminale të regjistruar në Fier, ndërsa kontrollet synojnë...