Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht më!
Plarent Ndreca ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS për përjashtimin e tij. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Ndreca shkruan: Të nderuar miq,Të dashur socialistë,Kush i ka ndjekur me kujdes daljet e mia publike, duhet ta ketë kuptuar se jam përpjekur ta mbaj të ndarë punën time si avokat i Erion Veliajt nga qëndrimet e mia si socialist. Si avokat, kam përcjellë me besnikëri qëndrimet e ekipit mbrojtës për çështjen Veliaj. Si socialist, si ish-deputet i Partisë Socialiste, si kandidat në listën e saj dhe si drejtues politik i Njësisë 14 në Tiranë, kam zgjedhur të përmbahem.Por përmbajtja e ka një kufi dhe ai u kalua kur Kryeministri përdori dy herë foltoren e kryetarit të partisë...
Burimi:
kohajone.com