Historia nënujore e Kukësit, polemika mes studiuesve: A duhet të nxirren nga liqeni i Fierzës, bunari 100-vjeçar dhe bazamenti i busteve?

Historia nënujore e Kukësit, polemika mes studiuesve: A duhet të nxirren nga liqeni i Fierzës, bunari 100-vjeçar dhe bazamenti i busteve?

Dy objekte historike, gati 100-vjeçare, kanë dalë në sipërfaqe si pasojë e rënies së nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Bëhet fjalë për bunarin monumental dhe bazamentin e busteve. Kjo ka sjellë reagimin e studiuesve, të cilët ndajnë qëndrime të ndryshme lidhur me zhvendosjen e tyre. Rënia e nivelit të ujit në Fierzë ka nxjerrë në sipërfaqe bunarin monumental (pusin) të vitit 1928 dhe bazamentin ku dikur ishin vendosur fillimisht busti i Ahmet Zogut e më pas i Skënderbeut. Historiani Paulin Zefi hedh idenë e nxjerrjes së dy objekteve me vlera historike dhe vendosjes së tyre në qytetin e Kukësit. “Është e domosdoshme që Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë, të ndërhyjë për zhvendosjen e këtyre dy objekteve. Gjatë këtyre ditëve duhet...