Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”,Rama:Shërbim për 20 mijë paciente

Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”,Rama:Shërbim për 20 mijë paciente

“Janë drejt përfundimit punimet për transformimin e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë”. Kështu ka shkruar në një postim për rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama, i cili ka publikuar edhe një video të këtij materniteti. Ai shkruan se 20 mijë paciente në vit do të kenë një maternitet të standardeve evropiane, me kushte dhe teknologji të fjalës së fundit. Sipas Ramës, “së shpejti hapet krahu modern me: 360 shtretër, 7 salla operacioni & 6 lindjeje, terapi intensive të dyfishuara, urgjencë dhe triazh modern, shërbim i ri për prematurët si dhe shtatzënitë e rrezikuara”
Burimi: Opinion.al