Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!
Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaratë për transferimin e Veliajt nga Durrësi në burgun e Fierit. Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pasditen e 28 tetorit. Ky transferim prodhoi reagime të shumta jo vetëm nga kryebashkiaku dhe pala mbrojtëse e tij, por edhe brenda socialistëve. Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi iu drejtuan zyrtarisht me një shkresë Ministrit të Drejtësisë Toni Gogu duke kërkuar informacion për procedurën e ndjekur në lidhje me këtë transferim, por ai iu përgjigj se përgjegjëse është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kjo e fundit, nuk dha asnjë sqarim, duke u mjaftuar me argumentin se sipas saj, bëhet fjalë për një sekret shtetëror. Deklarata e plotë Komiteti...
Burimi:
javanews.al