Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trajtim me ushqim, pagesë e 1 vit kontratë pune në shtet. Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës
👁5035
Në Shqipëri do të nisë zbatimin shumë shpejt Programi Kombëtar i Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike. Sipas këtij programi, që u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë, parashikohet që cdo vit, të trajnohen 600 të rinj dhe vetëm 250 prej tyre do të kualifikohen për punësim sipas klasifikimit nga institucionet përkatëse. Programi parashikon 3 muaj trajnim dhe 1 vit punësim me kontratë. Praktika dhe viti i kontratës do njihen edhe si vjetërsi pune. Propozimi u bë nga ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, bazuar në Nenin 100 të Kushtetutës. Ky vendim përmban 8 nene...