Trajneri i kombëtares serbe: Iki që nesër nëse jam unë problemi

Trajneri i kombëtares serbe: Iki që nesër nëse jam unë problemi

Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkoviç ndryshe i njohur si Piksi, mbajti një konferencë të zjarrtë për shtyp para ndeshjeve kundër Shqipërisë dhe Andorrës. Serbia do ta nisë garën në grupin K me ndeshjet kundër Shqipërisë në Tiranë më 7 qershor dhe Andorrës në Leskovc më 10 qershor. Stojkoviç foli për pritshmëritë nga ndeshja ndaj Shqipërisë, e cila është shpallur ndeshje me rrezikshmëri të lartë, por gjithashtu me shumë emocione dhe sqaroi vendimin e tij që të mos grumbullojë më Sergej Milinković-Saviç për sa kohë është trajner i kombëtares. Tekniku serb pati gjithashtu një reagim të fortë ndaj pyetjeve...
Burimi: Opinion.al