Trajneri flet me superlativa për lojtarin shqiptar: Është një nga sulmuesit më të fortë të kampionatit
Stiven Shpendi është një nga talentet më të rëndësishëm të Serisë B. Këtë e konfirmon edhe vetë trajneri i Empolit. Andreoleti ka folur me superlativa për Shpendin në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Padovës. Trajneri i Empolit ja theksuar se nëse Stiveni është në formë, atëherë ai është një nga sulmuesit më të fortë të kampionatit. “Ai është një lojtar i rëndësishëm. Duhet t’i krijojmë kushtet ideale që të shprehet në nivelin e tij më të lartë. Kur është në formë, ai është një nga sulmuesit më të fortë në këtë kategori. Ndonjëherë mjafton një shkëndijë e vogël për të bërë diferencën”, ka deklaruar Mateo Andreoleti./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com