Trajneri Chivu merr lajmin e shumëpritur, Lautaro Martinez rikthehet në stërvitje pas dëmtimit
Inter ka rifilluar stërvitjen dhe Lautaro Martínez i është bashkuar sërish grupit. Kjo ishte seanca e tij e parë në Appiano Gentile pas dëmtimit, duke u bërë kështu i disponueshëm për Cristian Chivu në ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Atalanta. “I lumtur që jam rikthyer në stërvitje me shokët e mi të skuadrës,” shkroi kapiteni zikaltër në rrjetet sociale. Marcus Thuram, i cili u rikthye nga angazhimet me kombëtaren franceze me një shqetësim të lehtë është rikuperuar gjithashtu dhe pritet të jetë titullar. Atij do t’i bashkohet Pio Esposito, i cili gëzon një formë të shkëlqyer pas tre golave të shënuar në dy ndeshje me kombëtaren italiane. Sa i përket kapitenit zikaltër, do të ndiqet një qasje e kujdesshme, veçanërisht duke pasur parasysh kalendarin...
Burimi:
telesport.al