Kreu i Grupit C1 në Ligën e Kombeve dhe shanset e Shqipërisë drejt “Euro 2028”

Kreu i Grupit C1 në Ligën e Kombeve dhe shanset e Shqipërisë drejt “Euro 2028”

Shqipëria ka fituar një avantazh të rëndësishëm në rrugën drejt “EURO 2028”, pasi e mbylli Grupin C1 të “Nations League” në vendin e parë, me 15 pikë, 5 fitore dhe 1 humbje, duke siguruar edhe ngjitjen në Ligën B. Ka një detaj shumë të rëndësishëm: fitorja e grupit në “Nations League” i jep Shqipërisë një rrugë alternative drejt Europianit, në rast se nuk kualifikohet drejtpërdrejt. Ja si funksionon. Çfarë përfiton Shqipëria nga vendi i parë?Sipas renditjes së UEFA-s, Shqipëria është fituese e Grupit C1 me 15 pikë, përpara Bjellorusisë (10), Finlandës (10) dhe San Marinos (0). Kjo do të thotë se Shqipëria bëhet një nga fitueset e grupeve të Ligës C të “Nations League” 2026/27. Sipas rregullores së UEFA-s, fituesit e grupeve të Ligave A,...