Dani Alves thotë se ka “rilindur”: Kam jetuar 40 vite i burgosur, jam i lirë sepse Jezusi më shpëtoi nga mëkati
Dani Alves i është përkushtuar jetës së re si predikues dhe ligjërues ungjillor, pas daljes nga burgu në vitin 2024 dhe shpalljes së pafajshëm në vitin 2025 për akuzën e sulmit seksual ndaj një të reje në Barcelonë. Ish-futbollisti brazilian, i cili luajti për Sevilla dhe Barcelona, u arrestua në janar 2023. Pas 14 muajsh në burg, më 25 mars 2024, fitoi lirinë me kusht, kundrejt garancisë prej një milion eurosh. Një vit më vonë, Gjykata e Lartë e Katalonjës e shpalli të pafajshëm dhe anuloi dënimin. Alves, i cili në rrjetet sociale prezantohet si “DaniEL” dhe e cilëson veten “dishepull të Jezus Krishtit”, është aktiv në kishën “Elim Girona”. Megjithatë, ende nuk është shuguruar pastor. Në një mesazh në Instagram, ai shkroi: “Kam jetuar...
Burimi:
telesport.al