Kupa me 6 ndeshje, 5 pritëse ikin nga… shtëpia

Kupa me 6 ndeshje, 5 pritëse ikin nga… shtëpia

Ekipet pritëse zgjedhin të luajnë në fusha alternative, parësore ruajtja e terrenëve sportive Kupa e Shqipërisë, edicioni i 75-të ecën sot me 6 ndeshje të tjera të ruaundit të dytë të cilat përpos Laçit dhe Skënderbeut (kualifikuar dje) do të përcaktojnë edhe ekipet e tjera që do të ndeshen me 8 ekipet e Superiores në turin e radhës. Takimet në këtë raund janë me një takim ndërsa orari startues është i njëjtë 13:00. Sot 18 nëntor 2026 13:00 Pogradeci-Kukësi Kastrioti-Eagle (në Ahmetaq) Besa-Korabi (në Luz i Vogël) Iliria-Luftëtari (në Kompleksi Internacional) Flamurtari-Butrinti (në Orikum) Bylis-Besëlidhja (në Gjirokastër) Luajtur dje: Skënderbeu-Apolonia 2-1 (në shtesë) Laçi-Shiroka 3-0 /Sportiim.al/ Post navigation