“Ti, a je shqiptar?”/ Rocco Vata zbulon si e provokuan futbollistët e Kosovës në debutimin e tij në Dublin
Rocco Vata zbuloi se lojtarët e Kosovës përdorën disa taktika të veçanta intimidimi ndaj tij, teksa ai debutoi në shtëpi me Irlandën, në fitoren vendimtare 3-0 të së martës mbrëma në Dublin. Dy golat e Troy Parrott dhe goli i parë i Jack Moylan në fushën vendase me kombëtaren siguruan vendin e dytë në grup për Irlandën dhe një ndeshje (vajtje-kthim) në fazën “play-off” kundër Kroacisë, Uellsit, Serbisë ose Danimarkës, marsin e ardhshëm. Nëse fiton, Irlanda ngjitet në Ligën A. Fitorja 3-0 në fushën vendase është gjithmonë rezultat për t’u vlerësuar, por rrethanat e bënë këtë një sukses veçanërisht të rëndësishëm për Irlandën dhe trajnerin e saj, Heimir Hallgrímsson. Për Rocco Vata, i cili u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë, kjo ndeshje ishte...
Burimi:
telesport.al