Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Tragjikomike’: Ish-të burgosurit politikë në Shqipëri ende në pritje të dëmshpërblimit
Më shumë se tre dekada pas rënies së komunizmit në Shqipëri, vetëm gjashtë për qind e ish të burgosurve politikë apo anëtarëve të familjeve të tyre kanë marrë dëmshpërblimin e plotë që u takon. Nga Arta Çano, BIRN Më 18 maj 1990, disa muaj para rënies së komunizmit në Shqipëri, Gjek Beci dhe vëllai i tij, Vati, tentuan të arratiseshin drejt Jugosllavisë me anije nga qyteti verior i Shkodrës. Por policia kufitare shqiptare hapi zjarr mbi ta. “Unë u plagosa dhe vëllanë time ma vranë në breg”, tha Beci, i cili u dënua me dy vite burg. Regjimi u rrëzua...