Tragjike!Tentoi t’i ikte policisë, modelja 27-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga ura (FOTO)

Tragjike!Tentoi t’i ikte policisë, modelja 27-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga ura (FOTO)

Miss Evropa”, Guler Erdogan, ka ndërruar jetë tragjikisht pasi tentoi të largohej nga policia. Modelja 27-vjeçare thuhet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua nga autoritetet në Giresun, Turqi. Pasi dështoi në testin e alkoolit, ajo tentoi të arratisej, duke rënë nga ura dhe duke u goditur nga një automjet.. Mediat e huaja shkruajnë se familja e saj konfirmoi vdekjen e saj dhe fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale. Autoritetet kanë nisur një hetim. Erdogan kishte luftuar më parë me probleme të shëndetit mendor dhe kishte tentuar vetëvrasjen në të kaluarën.  
Burimi: Gijotina.com