Tragjike! U shtyp nga një kamion ndërtimi, humb jetën 56-vjeçari shqiptar në Itali

Tragjike! U shtyp nga një kamion ndërtimi, humb jetën 56-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident tragjik në vendin e punës ka ndodhur këtë të hënë, në komunën Vernio pranë Pratos, Itali. Një punëtor shqiptar, 56-vjeç, humbi jetën pasi u shtyp nga një kamion ndërtimi në fshatin Mercatale. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte duke punuar në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga mjeti. Për shkak të humbjes së tërheqjes në asfalt, kamioni u lëviz papritur dhe goditi burrin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë mjekët, por fatkeqësisht 56-vjeçari nuk i mbijetoi plagëve të marra. Prokuroria Publike e Pratos ka...
Burimi: Vizionplus.tv