Burimi:
Sot.com.al

Tragjike/ Një fëmijë 3-vjeçar humb jetën pasi u përplas dhe u tërhoq zvarrë nga një makinë
👁4879
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi. Një makinë ka përplasur dhe ka tërhequr zvarrë një fëmijë tre vjeçar, i cili për fat të keq ka humbur jetën. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Dimarchou Christou Beka” në Spatë, ku në rrethana ende të panjohura një djalë 3-vjeçar është tërhequr zvarrë nga një automjet duke i shkaktuar vdekjen. Drejtuesi i makinës është ndalur pas aksidentit dhe e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore lokale. Megjithatë, mjekët konstatuan se i mituri kishte vdekur. Autoritetet arrestuan drejtuesin e automjetit dhe po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia.