Tragjike/ Nënë e bir gjenden të pajetë në garazhin e banesës, shkak dyshohet…
Një 37-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar janë gjetur të pajetë në garazhin e banesës së tyre në Partiniko, në provincën e Palermos, Itali. Viktimat janë identifikuar si Rosalia La Manna dhe djali i saj, Vincenzo Troia. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ata kanë humbur jetën për shkak të mungesës së oksigjenit dhe përqendrimit të lartë të dioksidit të karbonit në dy depozita nëntokësore, ku familja mbante rrjeta të përdorura për mbledhjen e ullinjve. Sipas rindërtimit fillestar të ngjarjes, 21-vjeçari kishte zbritur në një prej depozitave për të marrë rrjetat, por nuk ka mundur të dalë prej saj. Nëna e tij, pasi ka konstatuar se djali nuk po kthehej, dyshohet se ka zbritur për ta ndihmuar. Edhe ajo ka mbetur e bllokuar. Në vendngjarje kanë...
Burimi:
ntv.al