Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjike në Shkodër/ Mbytet kapiteni i anijes turistike të bashkisë teksa shpëtoi dy turistë në liqen
Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë pasdite në liqenin e Shkodrës. Rreth orës 16:32, kapiteni i anijes turistike të Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se është mbytur teksa përpiqej të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë. Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit. Njoftimi i policisë: Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e...