Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjike në SHBA! Punëtori humb jetën në fabrikën e drithërave, pasi mbeti i bllokuar në një nga furrat e kompanisë
Një tragjedi e papërshkrueshme ndodhi të enjten e kaluar në fabrikën e drithërave Glister Marylee në Missouri të SHBA-së, pasi një punëtor 38-vjeçar humbi jetën në një mënyrë të tmerrshme brenda një furre industriale. Nicolas Lopez Gomez dyshohet se po pastronte pjesën e jashtme të furrës kur në rrethana të panjohura u bllokua brenda makinerisë. Kolegët e tij, të tmerruar, thirrën menjëherë shërbimet e emergjencës. Por kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, ishte tashmë tepër vonë. Në më pak se 20 minuta, Gomez u nxor i pajetë nga makineria. Autoritetet lokale sqarojnë se furra nuk ishte në funksion në...