Tragjike në Gjermani, 19-vjeçarja kalon barrierat hekurudhore dhe përplaset për vdekje nga treni

Tragjike në Gjermani, 19-vjeçarja kalon barrierat hekurudhore dhe përplaset për vdekje nga treni

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Mahndorf të Bremenit, ku një 19-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një tren rajonal, ndërsa po kalonte një kalim hekurudhor në rrugën Eppenhainer Straße. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:55, në drejtim të Ehlersdamm. E reja hyri në kalimin hekurudhor në momentin kur barrierat ishin të mbyllura, duke mos e vënë re trenin që po afrohej me shpejtësi. Makinisti e vuri re këmbësoren në kohë dhe aktivizoi frenat emergjente, por përplasja nuk mund të shmangej. 19-vjeçarja ndërroi jetë në vendin e ngjarjes...