Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

Një 56 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në fshatin Daullas të Fierit teksa po punonte për riparimin e një mjeti bujqësor. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së Agron Sukullit, i cili po rregullonte zetorin, që ka rrëshqitur dhe e ka zënë poshtë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe efektiv të policisë së Fierit ku po kryejnë ekspertizën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Burimi: Javanews.al