Tragjike në Angli, zjarri në një park pushimesh i merr jetën 48-vjeçarit dhe vajzës së tij të mitur

Tragjike në Angli, zjarri në një park pushimesh i merr jetën 48-vjeçarit dhe vajzës së tij të mitur

Një ngjarje ne rëndë ka ndodhur në Angli, ku një zjarr në një kamp pushimi në Lincolnshire, i ka marrë jetën një 48-vjeçari dhe vajzës së tij 10-vjeçare. Lee Baker dhe vajza e tij Esme ndodheshin në një kamp në Golden Beach Holiday Park, ku një zjarr i rënë papritur në orët e para të mëngjesit të së dielës, i mori jetën që të dyve. Policia e Lincolnshire ka konfirmuar se hetimet për zjarrit kanë nisur dhe për të zbuluar më shumë detaje, sipas asaj që shkruan The Sun. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv