Tragjike/ 4 punonjës të bashkisë i zë korrenti, 1 humb jetën, 3 në gjendje të rëndë

Tragjike/ 4 punonjës të bashkisë i zë korrenti, 1 humb jetën, 3 në gjendje të rëndë

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tropojë, katër punonjës të Bashkisë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në rrugën e Dubravës. Si pasojë, një prej punonjësve, Muhamet Sylisufi, ka humbur jetën, ndërsa tre punonjësit e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve pranë linjave elektrike, në një zonë ku vetëm pak ditë më parë qytetarët kishin ngritur shqetësime për prerjen e pemëve dhe rrezikun që mund të shkaktonin punimet pranë rrjetit të energjisë.