Tragjedia që tronditi Italianë/ Shqiptarja që u vra nga djali i saj 21 vjeçar

Tragjedia që tronditi Italianë/ Shqiptarja që u vra nga djali i saj 21 vjeçar

Komuniteti shqiptar dhe ai italian në qytetin e Chiarit vijon të jetë i tronditur nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare M.L, për të cilën dyshohet si autor djali i saj 21-vjeçar, E.Xh. Ngjarja ndodhi në banesën ku nënë e bir jetonin së bashku, ku 39-vjeçarja dyshohet se u vra me thikë. Mediat italiane raportojnë se për tragjedinë ka reaguar edhe kryebashkiaku i Chiarit, Gabriele Zotti, i cili ka shprehur dhimbjen për humbjen e gruas dhe tronditjen e komunitetit. Ai e ka përshkruar M.L si një nënë të përkushtuar dhe punëtore, e cila pas ndarjes nga bashkëshorti kishte marrë përsipër e vetme rritjen e djalit. Viktima punonte në Spitalin Civil të Breshias dhe, sipas kryebashkiakut, kishte mbështetjen e katër vëllezërve të saj, të punësuar në sektorin e...