Tragjedia që ka tronditur SHBA-të, Lindsay Clancy del për herë të parë në gjykatë! Akuzohet për vrasjen e 3 fëmijëve të saj

Tragjedia që ka tronditur SHBA-të, Lindsay Clancy del për herë të parë në gjykatë! Akuzohet për vrasjen e 3 fëmijëve të saj

Lindsay Clancy, 36 vjeçe, është shfaqur për herë të parë në gjykatë që prej përfundimit pa vendim të gjyqit për vdekjen e tre fëmijëve të saj. Clancy u paraqit të martën, më 29 shtator, në Plymouth Superior Court, në Massachusetts, për një seancë procedurale ku prokurorët pritet të bëjnë të ditur nëse do të kërkojnë një gjyq të dytë. Në fillim të seancës, gjyqtari William Sullivan e përshëndeti Clancy-n, e cila iu përgjigj: “Mirëmëngjes.” 36-vjeçarja akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj – Cora, 5 vjeçe, Dawson, 3 vjeç dhe Callan, vetëm 8 muajsh – të cilët humbën jetën në janar 2023. Ajo është deklaruar e pafajshme, duke argumentuar se në momentin e ngjarjes vuante nga psikoza pas lindjes dhe nuk ishte penalisht përgjegjëse...