Tragjedia në turneun e golfit, një 15-vjeçare humb jetën pasi goditet nga rrufeja gjatë lojës
Një goditje nga rrufeja gjatë një turneu golfi për të rinj i ka marrë jetën 15-vjeçares Aeyavarin Pradubyart. Tragjedia ndodhi në Tajlandë. Një ndihmës lojtari (caddie) 31-vjeçar i quajtur Saithan, mbeti gjithashtu i plagosur, por tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi pasditen e 1 nëntorit, kur adoleshentja u gjet e shtrirë në tokë pranë gropës së 11-të. Pasi mori ndihmën e parë në fushë dhe iu nënshtrua procedurave të reanimacionit pas një ndalimi të zgjatur të zemrës, Aeya u dërgua në spital në gjendje kritike. Mjekët bënë çmos për ta shpëtuar gjatë gjithë natës, por të nesërmen, përpjekjet e tyre rezultuan të pasuksesshme. Familjarët e adoleshentes akuzuan organizatorët e turneut, që nuk e ndërprenë atë kur nisi shiu dhe retë e zeza mbuluan...
Burimi:
telesport.al