Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit
Bilanci i katastrofës në Nepal ka shkuar në 903 viktima, ndërsa rreth 4,200 persona rezultojnë të zhdukur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në disa prej zonave më të goditura, pavarësisht kushteve të vështira dhe reshjeve të vazhdueshme. Në Gyirong, liqeni pengues i krijuar mbrëmjen e së shtunës (29 gusht) është tharë natyrshëm dhe zona është pastruar në masë të madhe. Megjithatë, reshjet pritet të vazhdojnë deri të marten (1 shtator). Situatën e vështirësojnë edhe shtresat e trasha të llumit, të cilat në disa zona kalojnë një metër thellësi, duke rritur rrezikun që njerëzit të mbeten të bllokuar. Në operacionet e kërkimit janë angazhuar 117 zjarrfikës dhe 13 qen shpëtimi. Dy raunde kërkimi kanë përfunduar deri tani. Qeveria australiane ka konfirmuar se 43 shtetas australianë vazhdojnë të...
Burimi:
javanews.al